Nuk e njihja, por më rrëmbeu! Historia rrok, çupa beratase e dashuruar me liderin e njohur

Kreshnik Koshi eshte lideri i grupit ‘Na’ u dashurua me Esmeraldën vajzën nga Berati. Ata ishin të ftuar familjarisht në ‘Abc e Pasdite’s me Ermal Peçin, ku treguan momentin e njohjes deri në ditët e sotme ku janë prindër të dy fëmijëve.

Të dy bashkë në fillim duket se i ka lidhur muzika rrok. Esmeralda tregon se miqtë e saj e cojnë në një lokal ku kishte muzik rock live nga një grup shumë i mirë.

“Me Kreshnikun nuk njihesha fare, s’e kisha parë ndonjëherë dhe nuk e dija që ekzistonte grupi NA. Ditën e ditëlindjes sime e kam parë për herë të parë dhe kur jam futur në lokal më ka bërë përshtypje zeri dhe kam thënë paska zë më të fuqishëm se Bushpepa”, tha Esmeralda.

Më vonë shtoi se për ditëlindjen e shoqes filloi të kishte disa shëndija për Kreshnikun. Ndërkohë solisti i grupit NA, nënvizoi se kishte shumë dëshirë të kishin lidhje me Shqipërisë sepse gjithmonë fryma patriotike ishte pjesë e çdo familje në Kosovë. Ata janë njohur në fund të qeshorit dhe janë fejuar në nëntor, dhe të dy thanë se çdo gjë shkoi shumë natyrshëm.

Nga ana tjetër Kreshniku na tregoi se kanë bërë dy dasma dhe me shaka tha: “Unë kam ardh nuse këtu, që të premten jam martu këtu, pastaj të shtunën shkuam në Kosovë”.

Gjatë rubrikës “1 jetë 5 këngë” ata kishin zgjedhur këngën “November Rain”, e cila i kishte shoqëruar gjatë gjithë dasmës së tyre.

“Ka qenë cik e vështirë kënga që do na shoqëronte gjatë momentin të prerjes së tortës dhe vallëzimit se është këngë relativisht e gjatë, 8 minuta”, tha Esmeralda.

“Vallai kanë ndenjur të gjithë në këmbë, më vjen keq që na kanë pritur 8 minuta deri në fund. 8 minuta duke kërcyer unë dhe Esi”, shtoi Kreshniku.

Emrat e fëmijëve të tyre ishin po ashtu shqiptarë, Blin dhe Daorsa sepse ishin shumë të lidhur më origjinën shqiptare.


Shtuar 15.03.2022 18:22