Aktivisti dhe Patronazhistët, Balla-opozitës: Ju ngulni këmbë në idiotësi, ne vijojmë ju mundim

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në Kuvend ka mbrojtur aplikacionin e PS-së “Aktivcisti” dhe patronazhistët, të cilët nuk harrojnë t’i falenderojnë për kontributin e tyre në fitimin e zgjedhjeve.

Ai tha se organizmi i PS me patronazhistës është diçka qe e kanë të gjitha partitë dhe Partia Demokratike amerikane është modeli më i mirë i këtij organizmi. Ai tha se edhe aplikacioni “Aktivisti” është diçka që bëhet me vullnet të lirë të qytetarit dhe nuk ka annjë klundravajtje ligjore.

Balla: Opozita që humb zgjedhje pas zgjedhje, e shikon arsyen e humbjes te struktura organizative e PS-së. e dëgjova zonjë Vokshi të përmendte patronazhistë apo aktivistët. Një strukturë që e kanë të gjitha partitë fituese në Evropë. Të vish në sallë dhe të thuash pse PS ka një aplikacion të vetin dhe kjo është shkelje, ose dhunim i të dhënave personale është minimalisht idiotësi. Ju vazhdoni ngulni këmbë në këtë idiotësi, ne do vazhdojmë t’ju mundim përsëri. Ju nuk keni për të vënë mend kurrë, po flisja për bishti ne sallës, zonjën Vokshi dhe ne do vijojmë të zbatojmë ligjin./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 12:43