Lewandowski mbërrin me vonesë në stërvitje me Bayern, nuk e fsheh dëshirën t’i bashkohet Barcelonës (VIDEO)

Robert Lewandowski ju bashkua Bayer 6 minta me vonesë ditën e martë. Lewandowski u ngjit me makinë në orën 9:06 të mëngjesit dhe ishte i fundit nga lojtarët e Bayernit.

Polaku hyri në parkingun nëntokësor me  Audi e-tron GT RS. Leroy Sane ishte shfaqur më parë në kohë në orën 8:56 të mëngjesit. Pika e takimit për profesionistët e Bayernit është gjithmonë një orë para fillimit të stërvitjes, shkruan albeu.com.

Në spitalin “Barmherzige Bruder” u bënë analizat të zemrës dhe performancës. Sipas informacioneve të BILD, Lewandowski ishte në formë të mirë.

Ndërkohë, sot bëhet e ditur se Barcelona është pranë polakut.

Sipas gazetarit të RMC Sport, Loic Tanzi, Barcelona i ka ofruar kushte që janë afër kërkesave të klubit gjerman.

Vihet re se Barcelona ka ofruar 50 milionë euro për Lewandowskin. Bayern ka të ngjarë të pranojë ta lërë lojtarin të shkojë për atë shumë pasi polaku është i dëshpëruar të largohet nga ekipi këtë verë. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sport BILD (@sport_bild)


Shtuar 13.07.2022 11:57