Kriset marrëdhënia mes Romës dhe Zaniolos, italian përfundon në listën e transferimeve

Historia e ndërlikuar mes Nicolo Zaniolo dhe Romës tashmë ka hyrë në një kapitull tjetër, që me shumë mundësi do të jetë i fundit për fantazistin e “verdhekuqëve”. Marrëdhënia e italianit me klubin tashmë është në tatëpjetë dhe për kryeqyetasit ka ardhur momenti për t’i dhënë fund aventurës së Zaniolos, në klub.

Shenjat e “krisjes” mes klubit dhe lojtari kanë nisur para ndeshjes së fundit të ligës, kundër Fiorentinës, të cilën lojtari nuk e luajti për shkak të temperaturës që kishte, arsye kjo që e la pa stërvitje 2 ditët e fundit përpara ndeshjes me “violët”.

Sulmuesi, autor i 24 golave ​​dhe 18 asistimeve në 128 ndeshjet e tij si “verdhekuq”, u fishkëllua disa herë nga tifozët e tij dhe ka nevojë për një ndryshim në karrierë, me Romën që është dakord dhe dëshiron ta vendosë atë në treg, diçka që nuk do të jetë e lehtë.

Në javët e fundit, klubi që e ka kërkuar më shumë ka qenë Tottenhami, por edhe Newcastle, Leicester, Leeds, West Ham e Borussia Dortmund po mbajnë nën “mbikqyrje” situatën e tij. Italianët kërkojnë të paktën 35 milionë euro për transferimin e sulmuesit, me 15% të vlerë që do të përfundojë në arkat e Interit, siç është rënë dakord në 2018 me “zikaltërit”. /albeu.com