“Beteja” në PD, Rama refuzon të komentojë vendimin e Gjykatës

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të komentojë situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit që mori Gjykata e Apelit ditën e premte.

Në një konferencë të përbashkët me homologen daneze, Rama tha se nuk flet në prani të miqve ndërkombëtarë për çështje të politikës së brendshme.

Edi Rama: Nuk flas në prani të miqve që vijë nga jashtë për problemet e politikës së brendshme.

Gjykata e Apelit bëri publik ditën e premte  vendimin e plotë, me anë të të cilit vendosi zhbërjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukrit dhe kthimin për rigjykim të vulës së Partisë Demokratike në gjykatën e Shkallës së Parës.

Trupa gjykuese me relatore Elona Mihalin, anëtarë Astrit Kalanë dhe Irda Kacerja prishi vendimin e Agron Zhukrit, i cili vendosi të njohë Kuvendin e Sali Berishës, të mbajtur me 11 dhjetor 2021.

Kështu, me këtë vendim, Partia Demokratike tashmë e ka një kryetar dhe ai është Enkelejd Alibea

/albeu.com/

 


Shtuar 6.03.2023 12:27