Përmbyset makina në mes të rrugës, trafik i rënduar në aksin Lezhë-Laç

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Laç.

Mësohet se një automjet është përmbysur në mes të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur në afersi të Milotit, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët nuk kanë marrë lëndime.

Prezenca e makinës në rrugës ka krijuar trafik të rënduar, ndërsa policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi verifikimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti./Albeu.com/


Shtuar 24.05.2023 18:50