Sergio Ramos befason me skuadrën e re

Sergio Ramos nuk e di ende të ardhmen, pasi përfundoi përvojën e tij me PSG dhe thashethemet e merkatos vazhdojnë të ndjekin njëra-tjetrën. Sipas ‘Marca’, ish-mbrojtësi i Real Madridit po mendon të transferohet në Brazil, te Flamengo, ku do të bashkohej me David Luiz. Mundësia e një lëvizjeje te Inter Miami ishte shfaqur javët e fundit, por ato mund të jenë të ndërlikuara pasi MLS ka një numër të kufizuar lojtarësh me pagë të majme.

Skuadra braziliane ka zhvilluar tashmë bisedime paraprake me Ramos dhe po përgatitet t’i bëjë atij një ofertë zyrtare. Ramos i kaloi dy sezonet e fundit me PSG. Si pjesë e ekipit francez, mbrojtësi luajti 58 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuroi një asist. Më përpara, spanjolli mbrojti ngjyrat e Real Madridit nga viti 2005 deri në vitin 2021.


Shtuar 14.07.2023 15:21