“Jam shumë i lumtur”, momenti kur Zelensky mëson se Gjermania do t’i dërgojë tanke Ukrainës (VIDEO)

Volodymyr Zelensky zbuloi se Gjermania do të dërgonte tanket e saj Leopard 2 në Ukrainë në mes të një interviste me gazetaren e Sky News,  Kay Burley.

“Jam shumë i lumtur. Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara që morën këtë vendim”, tha presidenti.

“Në përgjithësi i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen për Ukrainën. Por duke folur sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike”, shtoi ai.


Shtuar 25.01.2023 16:54