CR7 i shokon të gjithë: Asnjë nuk më do në ekip, ndjehem i tradhtuar

Cristiano Ronaldo i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij shokuese.

Në një intervistë me gazetarin e njohur Piers Morgan, portugezi është shprehur hapur dhe ka folur pa doreza për situatën e tij te Manchester United.

“Manchester United më ka detyruar të largohem. Jo vetëm tranjeri, por edhe personat e tjerë që janë pjesë e klubit. Ndjehem i tradhtuar nga ky klub.

E ndjej që disa persona këtu në klub nuk më duan këtu, jo vetëm këtë vit, por edhe sezonin e kaluar.

Unë nuk kam respekt për Ten Hag sepse ai nuk ka fare respekt për mua, është shumë e thjeshtë”, ka befasuar Cristiano Ronaldo me deklaratën e tij./h.ll/albeu.com