EKSKLUZIVE/ Nuk i trembet syri, shihni si vidhet biçikleta mes Tiranës (FOTO&VIDEO)

Një grabitje është denoncuar në redaksinë e Albeu.com nga një qytetar i cili deklaron se i është vjedhur bicikleta.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme tek “Komuna e Parisit” ku ka qënë vetë qytetari që ka arritur të sigurojë pamjet filmike të cilat kanë fiksuar qartë hajdutin sipas denoncuesit.

Qytetari ka bërë publike për albeu.com pamjet video e foto të shtetasit i cili akuzohet se i ka vjedhur bicikletën, sic mund t’a shihni edhe në videon e galerinë e fotove të bashkëngjitur lajmit. /albeu.com/


Shtuar 31.01.2020 17:12