Cheescake me çokollatë të bardhë dhe mjedër

INGREDIENTËT
1 gotë thërrime me biskota çokollate
Sheqer të bardhë
¼ filxhan gjalpë i shkrirë
1 pako mjedër të ngrirë
2 lugë çaji miell misri
½ filxhan ujë
2 gota çokollatë të bardhë
½ filxhan pana ëmbëlsirash
3 kuti krem djathi
3 vezë
1 lugë çaji ekstrakt vanilje

UDHËZIMET

1.Në një tas përzjeni së bashku thërrimet e biskotave me 3 lugë sheqer dhe gjalpin e shkrirë.

2.Shtypni përzierjen në fund të një tave.

3.Ndërkohë në një tigan bashkoni mjedrat, 2 lugë sheqer, miellin e misrit dhe ujin.

4.Vëreni të ziejë disa minuta derisa salca të trashet.

5.Kullojeni salcën përmes një site për të hequr farat e mjedrave.

6.Në një tas metalik shkrini copat e çokollatës së bardhë me qumësht duke e trazuar herë pas here.

7.Në një tas të madh përzjeni në mikser së bashku kremin e djathit dhe 1/2 filxhan sheqer.

8.Pasi të jetë formuar masa kremoze shtoni vezët një nga një.

9.Bustinën e vaniljes hidheni tek çokollata.

10.Hidheni gjysmën e kremit të përgatitur mbi thërrimet e biskotave që kemi lënë në tavë.

11.Sipër hidhni pak nga salca e mjedrës dhe derdhni sipër edhe pjesën e mbetur të kremit.

12.Shtoni sërish pak nga salca e mjedrës dhe përzijeni lehtë.

13.Futeni në frigorifer për 8 orë dhe nxirreni 10 minuta para se ta shërbeni.

14.Shërbejeni me salcën e mbetur të mjedrës./neps.al


Shtuar 18.05.2020 13:41