“Lewandowski shënoi 4 gola kundër Realit, të shohim nëse do të vazhdojnë të qeshin” 

Hristo Stoichkov ka reaguar ndaj opinionit se Barcelona ka paguar shumë për Robert Lewandowskin.

Këtë javë, katalanasit ranë dakord me Bayern Munich për transferimin e sulmuesit 33-vjeçar për 45 milionë euro plus 5 milionë bonuse.

Më vonë u raportua se shuma e marrëveshjes mund të arrijë në 60 milionë euro.

“Kur Lewandowski luajti për Borussia, Reali mori katër gola prej tij. Të shohim nëse do të vazhdojnë të qeshin [me shumën e transferimit]”, tha ish-sulmuesi i Barçës. /albeu.com/

Hristo Stoichkov - Player profile | Transfermarkt


Shtuar 17.07.2022 18:00