Aguero: Messi është në formën e tij më të mirë, mund të prijë PSG drejt Champions League

Sergio Aguero së fundmi ka komentuar formën e Lionel Messit të PSG-ja dhe bëson se argjentinasi mund ta çojë skuadrën drejt triumfit në Champions League.

Messi pas një sezoni të vështirë, këtë vit duket se ka gjetur ritmin duke shënuar dhe asistuar për shokët e skuadrës.

“Skuadra ku luan Leo do të jetë gjithmonë kandidate për CL. Ai duket sikur është kthyer në formë dhe mentaliteti fitues i tij është çfarë i duhet secilës skuadër me aspirata për të arritur diçka”, ka thënë Aguero.

“Ne e dimë shpirtin e tij kompetitiv. Sidomos nëse luan me lojtarë si Mbappe dhe Neymar. PSG kanë fituar tashmë eksperiencë në Evropë”, shtoi argjentinasi.

Messi dhe PSG do të kenë punë me skuadrën e Juventus, në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League. Mbetet të shihet se si do të nis ky synim për ta./albeu.com


Shtuar 5.09.2022 16:22