“Sex, dr*gë dhe muzikë”, “Piranjat” infiltrohen në “Ilegal Techno”, festa e çmendur në Vil Bashtovë (VIDEO)

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, këtë të diel kanë sjellë një festë të çuditshme që zhvillohet për të tretin vit radhazi në Shqipëri, bëhet fjalë për “Ilegal Techno”.

Çdo shtator në plazhin e Vil Bashtovës, të rinj nga e gjithë bota vijnë në Shqipëri për të bërë jetë të shfrenuar, ku droga, alkooli dhe mbi të gjitha muzika e lartë janë kryefjala e festës.

“Piranjat” përmes agjentit Altin Tufa, kanë sjellë për publikun këtë festival të veçantë, i cili njihet nga ta si festivali i lirisë, ku çdo kush gjen veten./abcnews.al