Pamje virale dhe emocionuese në futbollin e lojtarëve pa një gjymtyrë, shënohet gol për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Gjatë një ndeshje futbolli ku të gjithë lojtarët janë pa njërën këmbë, ka ardhur një gol i jaështëzakonshëm dhe tepër emocionues.

Njëri prej lojtarëve ka shënuar një gol me stilin e biçikletës duke lënë të gjithë tifozët e habitur dhe të gjithë kanë bërë kërkesë që ai të nominohet për çmimin “Puskas”.

Marcin Oleksy luan për skuadrën polake Warta Poznan dhe ai ka lënë shikuesit në mbarë botën të habitur pas asaj goditje të jashtëzakonshme pranë zonës së penalltisë.

Oleksy përdori një nga patericat e tij për të peshuar trupin e tij aty dhe për të ngritur veten përpara se të ekzekutonte atë gol në mënyrë perfekte./ h.ll/albeu.com