“Më shiti për para …”, burri mohon akuzat e gruas: Nuk e kam përdh*nuar

Vetëm pak ditë më parë në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” u trajtua historia dramatike e një 36-vjeçareje, e cila rrëfeu për jetën e saj plot dramë dhe dhunë nga bashkëshorti.

Ajo tregoi se ishte përdhunuar me forcë disa herë dhe ishte dhunuar barbarisht nga bashkëshorti deri sa edhe fytyra i është prerë me thikë. 36-vjeçarja tregoi gjithashtu se është përdorur si skllave duke u dëbuar nga shtëpia dhe duke u trajtuar si një shërbëtore.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-bashkëshortit, i cili hodhi poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe akuzoi ish-bashkëshorten për manipulim të situatës.


Shtuar 7.06.2023 16:58