Alibeaj pranoi bashkëpunimin, Berisha: Mirëpres cilindo. S’tërhiqem nga Primaret, kusht i ekzistencës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nuk do të tërhiqet nga plani për mbajtjen e primareve në selinë blu, në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore të vitit  2023.

“As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Nuk tërhiqemi nga primaret. Është kusht i ekzistencës. Nuk tërhiqemi, sepse nuk e ka kërkuar njeri. Mirëpres cilindo që të kandidojë”,  tha Berisha për mediat, në kohën kur grupimi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka caktuar Gazment Bardhin për të diskutar mbi modalitetet për  të caktuar një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Deputeti Bardhi theksoi se do të bisedojë më Edi Palokën, ndërsa tha se nuk ai nuk do të përcaktojë dhe nuk do pranojë kushte nga grupimi i Sali Berishës, pavarësisht se ky i fundit theksoi se “Primaret” janë të panegociueshme.

Aktualisht Berisha po zhvillon një takim me partitë joparlamentare, përkatësisht me kryetarin e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, kreun e Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi si dhe Kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka.