Policia aksion blic në një hotel në Itali, gjen kokainë në dhomën e dy të rinjve shqiptarë, i arreston

Pasditen e djeshme, efektivët e Policisë së Rimint arrestuan dy të rinj shqiptarë për drogë.

Konkretisht, në orën 17.20 një grup i Komisariatit të Policisë Rimini ka shkuar në një hotel në Marina Centro për të kryer kontrolle në dhomat ku ishin akomoduar njerëz.

Ndërsa kanë nisur kontrollin, vëmendjen e agjentëve e kanë marrë dy shqiptarët, të cilët sapo kanë parë policinë janë kthyer me shpejtësi në dhomën e tyre, raportojnë mediat italiane.

Duke pasur parasysh sjelljen anormale të dy të rinjve, ata kanë marrë dy qen të stërvitur, dhe me ndihmën e tyre, në dhomë janë gjetur doza kokaine. Ata e kishin fshehur kokainën në rroba dhe në minibarin e dhomës. Dy të rinjtë u arrestuan dhe pritet që gjykimi me procedurë të drejtpërdrejtë të zhvillohet në Gjykatën e Riminit, sot./albeu.com


Shtuar 11.08.2022 18:49