Këshilltari i lartë amerikan në Shkup, takohet me Kovaçevskin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të qëndrojë për vizitë sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut me çrrastë do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Chollet dhe Kovaçevski pritet të diskutojnë për krizën energjetike, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më pas Chollet do të niset për në Kosovë, në përpjekje të intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Chollet në Prishtinë do të pritet në takime të ndara nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë që pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare.

Këshilltari i lartë amerikan ditë më parë ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Chollet do të qëndrojë edhe në Beograd.


Shtuar 11.01.2023 14:26