Tragjedia në Himarë, Meta: Rama sot bën viktimën, por ai është autori

Kreu i partisë “Partia e Lirisë”, Ilir Meta ka akuzuar krueministrin Edi Rama për tragjedinë në Hi,arë, ku mbeti e vrarë një vogëlushe 7-vjeçare, e cila u përplas për vdekje nga skafi i komistarit Arjan Tase.

Meta tha se Rama sot bën viktimën, por ai është përgjegjës për vdekjen e 7-vjeçares, pasi nuk ndëshkoi ashtu sikur se ligji e parashikon autorin, komisra Arjan Tase me të shkuar kriminale.

“Lidhur me zotërinë, ju e dini që të gjithë ata që kanë probleme si ai, në një stinë si kjo e ngrihtë, ju rëndohen edhe më shumë problemet e shëndetit. Shqipëria është në një gjendje emergjence, shteti ka rënë, ka falimentuar, me eksperimente kundër shqiptarëve. Ka falimentuar gjithçka, edhe bujqësia në zonën këtu ku jemi.

Sot kërkon që të bëjë viktimës, pasi është autori i këtyre vrasjeve me arrogancën e tij. Policët bëjnë të fortin me qytetarët e ndershëm, dhe rrinë sust përpara bakderrave që kanë lidhje me krimin dhe të fortëve”, tha Meta.


Shtuar 3.08.2022 12:49