Aksident në rrugën Kardhiq-Delvinë, kamioni i mbetjeve përplaset me “Rang Roverin” dhe “Benzin”

Tjetër aksident në Shqipëri.

Një kamion mbetjesh është përplasur me një makinë tip “Range Rover”  dhe nje “Benz”në rrugën Kardhiq-Delvinë. Si pasojë ka mbetur e plagosur Era Beqiraj, 30 vjeç banore e  Fierit, e cila ndodhej në mjetin me targa BM001SM. Për rrjedhojë ajo është dërguar në urgjencën e spitalit të Sarandës   ku po merr ndihmën  e parë.

Ndërsa shoferët nuk kanë pësuar lëndime. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur detajet mbi aksidentin./albeu.com/


Shtuar 22.07.2023 14:29