TETOVË/ Tentoi të ikë, Polici i gjuan me armë në ajër dhe e arreston

Në Tetovë pasdite një nëpunës policor ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër që ta parandalojë 37 vjeçarin të ikë, gjatë arrestimit të tij me urdhërarrest, informojnë nga SPB Tetovë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Jane Sandanski rreth orës 16.

“Nëpunësit policor të SPB-së Tetovë e kanë privuar nga liria V.F.(37) nga fshati Studeniçan i Shkupit për të cilin është shpallur urdhërarrest qendror për vuajtje të dënimit me burg prej 6 vjet për vepër penale të bërë tregti me njerëz. Para se të privohet nga liria V.F. ka bërë përpjekje për të ikur dhe nëpunësi policor i SPB-së Tetovë ka gjuajtur plumb paralajmërues në ajër “, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

I arrestuari është mbajtur në stacionin policor Tetovë, pas së cilës do të dorëzohet për vuajtje të dënimit me burg në burgun e Shkupit.


Shtuar 23.04.2020 18:36