Të gjithë personazhe publik, i njihni VIP-at shqiptarë në këtë foto të vjetër?

Aktori Julian Deda ka publikuar në Instagram një foto të vjetër të vitit 2001.

Në foton që aktori ka zgjedhur të hedhë në profilin e tij dhe ta ndajë me ndjekësit janë shumë personazhe të njohur, duke filluar nga aktorë, regjisorë dhe figura të njohura të televizionit.

Konkretisht, personat që shikoni në këtë foto, që daton para 19 vitesh janë punonjës e ish-punonjës të Top-Channel.

Më konkretisht, personat në këtë foto janë; Julian Deda, Ledio Lako, Albana Perhati, Gjergj Prevazi, Medi Gurra, Manjola Merlika, Ledio Topalli, Miola Sitaj, Andrea Leka, Erion Beci, Lorenc Kaja, Flor Kokona, Alket Ymeri.

Ata që me siguri arrini të identifikoni lehtësisht janë pikërisht dy aktorët, Julian Deda dhe Ledio Lako, ndërsa të tjerët do t’ju lodhin pakëz.


Shtuar 8.06.2020 07:11