Xavi: Napoli është një rival shumë i komplikuar

Trajneri i Barcelonës, Xavi foli për mikrofonat e ‘Sky’ në prag të ndeshjesh kundër Napolit, e cila vlen për Europa League.

“Është një ndeshje shumë e veçantë, për mendimin tim është një ndeshje për Champions League, por për rrethana të ndryshme do të luhet për Europa League. Napoli është një kundërshtar i nivelit të lartë, nuk patëm fat në short.

Është një skuadër që po lufton për Scudetton, ka një ekip të shkëlqyer dhe një trajner me përvojë të mirë.

Parashikimi im është 50-50 për këtë ndeshje. Historia e Maradonës me Napolin dhe Barcelonën, shumë situata që e vëjnë të veçantë këtë ndeshje.

Qëllimi ynë është të rikthehemi në Champions League vitin tjetër”, kështu është shprehur Xavi./h.ll/albeu.com


Shtuar 16.02.2022 18:53