Gazetari tregon tre llojet e shpërndarësve të drograve që ndodhen në Tiranë

Gazetari Dritan Laci tregoi se ka tre lloje shpërndarësish droge; ata që merren me klubet e natës, të shkollave dhe ata që zotërojnë sheshet.

Ai u shpreh se sasia e lëndës narkotike në qytetet e mëdha është shumë e vogël nëse ndahet në dozë dhe theksoi se policia duhet ta sqarojë për cilët lloje shpërndarësit bëhet fjalë në operacionin Tempulli.

“Kemi tre lloje shpërndarësish droge; ata që merren me klubet e natës, të shkollave dhe ata që zotërojnë sheshet. Te ky operacioni jemi te shpërndarësit e shkollave, shesheve apo lokaleve? Në 4 qytete të mëdha, po t’i mbledhësh më rezulton 190 gramë në Vlorë, 26 në Fier, zero në Gjirokastër, le të ma thonë sa doza bëjnë? Nëse këta quhen shpërndarës droge…”, tha gazetari për Euronews Albania.


Shtuar 15.09.2023 22:05