Berisha: Ballkani i Hapur, aksi ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme në rajon

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shprehur dhe njëherë kundërshtinë e tij ndaj projektit Ballkani i Hapur, duke thënë se është një “aks ”ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme në rajon.

“Ajo që është dëmtuar më rëndë dhe që është shndërruar në një rrezik madhor për shqiptarët, lidhet direkt me çështjet e sigurisë. Sot jemi vend anëtar I NATO-së që definicion, ne nuk mund të kemi kërcënime për sigurinë kombëtare, sepse aleanca ka traktatin, nenet e saj dhe zotimi së fundi i Joe Biden se një inç po u prek në vendet anëtarë të NATO aleanca do të veprojë si një e tërë. Megjithatë, ajo që është tejet shqetësuese është një përpjekje e hapur e Edi Ramës për të njësuar Shqipërinë me Serbinë, e cila në të gjitha kohërat është e njohur si Rusia e Vogël. Dhe, në këtë kontekst duhet thënë se nëse Shqipëria dihet të ishte e para që Shqipëria të refuzonte këtë projekt, është qeveria e Kosovës ajo që është shndërruar në një faktor të gjysmimit të aleancës trelaterale. Kjo aleancë përbën një problem për rendin, sigurinë dhe luftën kundër krimit, pasi janë në këtë aks ku lëvizin dhe operojnë bandat më të rëndësishme të Ballkanit. Ballkani i Hapur është një Ballkan i hapur për krimin, drogën dhe pasigurinë. Por në raport me sigurinë kombëtare, rendin dhe jetën, veprimtarinë e policisë dhe organeve ligj zbatuese ajo që ka patur efektin më shkatërrimtar në Shqipëri ka qenë dhe është drogë. Ju jeni dëshmitarë që kjo qeverisje erdhi me shenjën e drogës, erdhi me skaf. Nga ët gjithë politikanët shqiptarë, I vetmi që në atë kohë kishte skaf dhe u emërua ministër. Në një akt shkatërrimtar për rendin, goditën policinë e shtetit dhe hapën rrugë për shndërrimin e Shqipërisë në Kolumbi apo Kanabistan”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 7.09.2022 18:48