3 ditë përpara përfundimit të mandatit, zbulohet axhenda e Ilir Metës

Ilir Meta do të zhvillojë vizitën e tij të fundit si president në Kosovë.

Burime bëjnë me dije se Meta do të kthehet prej andej në datën 23 Korrik, një ditë përpara skadimit të mandatit.

Kujtojmë se Ilir Meta ka fituar vetëm një mandat për president dhe më datën 24 korrik ai i dorëzon postin Bajram Begaj.

Begaj është zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë me 78 vota nga mazhoranca që ishin në favor të tij.

Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura./albeu.com

 


Shtuar 21.07.2022 15:30