Ana vazhdon të kërkojë drejtësi për babin, flet e bija e Ziver Veizit, protestuesit që u vra më 21 Janar

Ka folur për mediet e bija e Ziver Veizit, Ana. Sot 12 vite nga protesta e përgjakshme e 21 Janarit, Ana kërkon drejtësi për vdekjen e të atit, i cili u vra bahskë me tre protesties të tjerë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ana Veizi thotë se ajo dhe familjarët e saj, vijojnë të kenë shpresë te drejtësia.

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur.Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë”, tha Ana.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite nga ajo ditë familjarët thonë se ende nuk po shohin drejtësi për të afërmit e tyre.

Më 21 janar 2011, opozita e atëhershme, sot në qeveri protestoi para kryeministrisë. Protesta degjeneroi në dhunë dhe përplasje ndërsa nga brenda kryeministrisë u hap zjarr duke sjelle dhe bilancin tragjik./albeu.com


Shtuar 21.01.2023 11:08