1.15 miliard euro për Shqipërinë, Rama i ngazëllyer citon bashkë Biblën e Kuranin

Sot është një ditë e rëndësishme për shqiptarët pasi në konferencën e donatorëve u arrit të mblidheshin 1.15 miliard euro për Shqipërinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas Konferencës së Donatorëve, ku ka falenderuar të gjitha ata që ndihmuan për rindërtimin e Shqipërisë. Në fjalën e tij Rama ka cituar fjalë të Biblës dhe të Kuranit, si shenjë e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

“Më lejoni të citoj diçka nga Bibla, ku thuhet: sepse në një frymë u pagëzuam në një trup dhe të gjithë vijmë nga e njëjta frymë dhe shpirt, nëse një pjesëtar nderohet të gjithë gëzojmë së bashkua.

Unë jam i nderuar shpresoj që të gjithë të gëzojmë të gjithë bashkë për Shqipërinë.

Ndërsa citoj biblën, udhëheq një vend që e ka vëllazërinë fetare siç edhe Papa Francesku e ka pagëzuar nuk mund të largohem pa e përmbyllur me kuranin, dhe nuk gjej dot shembull më të bukur se, jo që ndodhi sot: Njerëzimi është një kombi vetëm, faleminderit shumë“, tha Rama.

“Në fakt duhet të mbaj dhe të ruaj diçka shumë të rëndëishme që është pjesë e fjalimit të mëparshëm që është mirënjohjen e jashtëzakonshme për presidenten e Komisionit, e cila është kyç të asaj që dëshmuam sot dhe tejkaloi imagjinatën time.

Ursula faleminderit shumë s’do ta harroj kurrë telefonatën tëndë teksa kthehehesha pas në zonat e dëmtuara rëndë për të ndenjur me ato familje që humbën 2/3 e pjesëtarëve të familjes. Më kujtohet se çfarë më the, ju premtuat që do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje dhe se nuk do të ishim vetëm. Dhe se do të këndoja himnin e Liverpool-it për ju sot.

Është e jashtëzakonshme dhe më mbush zemrën ajo që dëshmuam. Italia, Emiratet, Turqia, Gjermani na ndihmuan por nuk matet me vlerën që gjithkush dha por me solidaritetin që treguan për të qënë pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët.

Diçka magjike ka ndodhur! Po mendonim që 40% të të gjithë shumës do ishte mirë, ndërsa me 50% të shumës do të ishte magji. Do të doja t’i falenderoja me zemër se e di sa fort kanë punuar me ekipin tim. Kanë bashkërenduar ditë e natë. Macron ka qënë që prej momentit të parë e ka pritur me padurim këtë eveniment. Sot më përcolli urimet më të mira dhe ndjesën që nuk ishte dot këtu.


Shtuar 17.02.2020 18:24