A e ka shok Stresin? Noizy tregon të “vërtetën”

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” ka qenë reperi Noizy.

Teksa ka qenë duke folur për projektet e reja, sakrificat e së shkuarës por edhe planet e së ardhmes, Noizy ka treguar se është i lumtur edhe pse jeta ka ulje-ngritjet e saj dhe brrylat e kundërshtarëve.

Ndër të tjera reperi ka treguar se ka një shoqëri shumë të mirë me Ylli Limanin dhe Varrosin, ndërkohë që kur është shfaqur fotoja e Stresit dhe Blerim Destanit është shprehur që nuk i ka shok, teksa ka qeshur.

“Yllin dhe Varrosin e kam shok.

Stresin dhe Blerim Destanin nuk e kam shok hiç”- tha Noizy duke qeshur.


Shtuar 30.06.2023 22:44