Rama për Berishën dhe Metën: Mohojnë realitetin, prandaj bien edhe më thellë në gropë

Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarja Ambrozia Meta e Syri.tv sesi ka mundësi që akuzoi opozitën për blerje votash dhe partia e tij fitoi zgjedhjet, duke iu referuar deklararës së bërë nga kreu i qeverisë në Vaun e Dejës.

Rama tha se këto historitë me blerje votash janë bërë bajat dhe ka cilësuar përpjekje të Berishës dhe Metës për të mohuar realitetin.

“Tregatri më i madh i votave në Shqipëri, është në rrugën e lirisë. Mos bëjmë humor, Këto histortë më blerje dhe kahera, janë bërë aq bajate sa nuk dua të merrem fare me të. është një përpjekje aq e marrë për të mohuar realitetin, është shkau kryesor pse bien në atë gropë dhe aq më thellë. Sondazhet nuk blihen”, tha Rama.


Shtuar 15.05.2023 22:51