KLGJ ia pret shkurt Dvoranin: Detyra juaj si gjyqtar në Gjykatën e Lartë ka përfunduar!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Ardian Dvorani për përfundimin e detyrës së tij si gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

“Pas emërimit dhe fillimit të ushtrimit të detyrës të tre gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, për ju [Dvoranin] ka mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë.” – shkruan KLGJ.

Dvoranit i ka mbaruar mandati si gjyqtar i Gjykatës së Lartë në vitin 2014, por në mungesë të emërimit të gjyqtarit zëvendësues, ka justifikuar mbajtjen e detyrës edhe për gjashtë vjet të tjera.

“Praktika e zgjatjes në heshtje të mandatit të gjyqtarit për një periudhë kohore të pacaktuar pas mbarimit të mandatit, deri në riemërimin e tyre, është konsideruar si shkelje e parimit “gjykatë e krijuar me ligj” – thekson KLGJ.


Shtuar 2.07.2020 17:38