Në shtëpinë e tyre ka festë, Rudina dhe Marku urojnë Pashkët (FOTO LAJM)

Rudina dhe Marku sot festojnë Pashkët. Përgatitjet kanë nisur nga dje, me vezët e kuqe që u zbukuruan nga duart e Vikitorias, vajzës së moderatores.

Sot, Rudina ka publikuar dy foto përkrah partnerit të saj në këtë ditë feste.

Marku e përqafon dhe i dhuron një puthje në ballë moderators, e cila duket më e lumtur se kurrë.

“Gëzuar Pashkët të gjithëve! Durim dhe kurajo për këtë periudhë të vështirë. Me dashuri Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku! ❤️”, shprehet moderatorja në fotot e publikuara në Instagram.

Rudina dhe Marku kanë nisur tashmë bashkëjetesën, ndërsa moderatorja zbuloi disa ditë më parë se po e kalon këtë periudhë me vajzën e saj, fëmijët e Frrokut dhe prindërit e tij.


Shtuar 12.04.2020 12:04