Mua s’më duan se jam i fortë…” Dvorani reagon me ujqër pasi u “dogj” për në Kushtetuese (VIDEO)

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mazhorancës, Ardian Dvorani mbeti jashtë Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa për momentin po gëzon dekoratën “Kampion i Anti-Korrupsionit”, që i akordoi Departamenti i Shtetit, pas sugjerimeve të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ai ka publikuar dhe një video me ujqër në LinkedIn si një reagim për “djegien” e tij për në Kushtetuese.

“Njerëzit e fortë nuk i duan. Janë të pakëndshëm,. Janë të pamanipuleshëm. Të fortët dinë ta tregojnë veten. I dinë të drejtat e tyre dhe nuk janë të gatshëm t’i humbasin ato. Dinë të jenë të lumtur pavarësisht të gjithave. Kanë karakter të fortë dhe nuk mund t’ua heqësh. Nuk është e lehtë të shkatërrosh parimet e tyre, dinjitetin e tyre…besimin që kanë te vetja. Janë të gatshëm të mbështesin çdolloj të vërtete. Fatin e keq, tradhtinë, shpërthimet emocionale…Nuk kanë frikë nga dhimbja. E kanë kaluar ferrin e tyre personal. Dinë ta transformojnë dhimbjen në mësim”, thuhet në video./albeu.com

Shiko KËTU videon.

 

 


Shtuar 24.12.2022 18:07