Kinezi tenton të fusë rreth 29 mijë dollarë ilegalisht në Shqipëri

Policia ka nisur hetimet për një shtetas kinez, pasi u kap në aeroportin e e Rinasit duke tentuar të fuste në vendin tonë 28.900 dollarë ilegalisht.

Për rrjedhoja policia ka sekuestruar shumën e parave.

Njoftimi i policisë

Rinas/Kontrolle me shërbime të shtuara dhe logjistikë bashkëkohore, për të parandaluar, për të konstatuar në kohë dhe për të goditur paligjshmëritë kufitare.

Kishte fshehur në bagazhet që kishte me vete, 28 900 dollarë, me qëllim futjen në vendin tonë, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi kinez.

Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, si rezultat i intensifikimit të punës në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurtë të shtetasve dhe mallrave, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë ushtruar kontroll në bagazhet e shtetasit kinez L. X.

Si rezultat i kontrollit në këto bagazhe, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 900 dollarë, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. X., 44 vjeç, banues në Kinë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.