Momenti kur burri gjakftohtë ndjek gruan me thi*ë në dorë, kryen krimin e largohet i qetë (VIDEO)

Kanë dalë pamjet tronditëse pamje në mediat greke, të momentit kur një 54-vjeçar ndjek me thikë ish-bashkëshorten 48-vjeçare e cila mbeti viktimë e sulmit të tij.

Në video shfaqet autori i vrasjes i cili ndjek gruan e tij ndërsa ajo vrapon për të shpëtuar, por më kot. Ai ecën me një kaskë në kokë ndërsa në duar mban një thikë të madhe.

Pasi kryen krimin ai largohet i pashqetësuar nga vendi i ngjarjes duke mbajtur thikën në dorë. Më pas me një motor, largohet nga vendi i krimit.

Pronari i biznesit ku ndodhi ngjarja lajmëroi policinë. Vajza e madhe e çiftit bashkë me nënën e ndjerë e kishin raportuar vazhdimisht dhunuesin te autoritetet për dhunë në familje.

Pak orë pasi kreu krimin autori u vendos në një shkëmb duke kërcënuar për 7 orë me radhë se do të hidhet nëse dikush do afrohej pranë tij. /abcnews.al/


Shtuar 4.11.2021 19:40