E reja rrezikoi të mbytej në pishinë, shpallet në kërkim administratori i restorantit në Linzë

Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme në një pishinë në Linzë, në periferi të Tiranës, ku një e re rrezikoi të mbytej, efektivë të komisariatit nr.4 kanë shpallur në kërkim administratorin e restorantit “Markata peshkut’.

Sipas burimeve, 52-vjeçari Ylli Hidri akuzohet për veprën penale ‘shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi nuk kishte caktuar përgjegjës për pishinën, siç e parashikon ligji.

25-vjeçarja Enkeleda Trungu vijon të jenë në Reanimacion në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës. E reja ishte duke u larë në pishinë bashkë me shokun e saj, Orjolin Mete, 32 vjeç. Mësohet se asnjëri prej dy të rinjve nuk dinte not.

Pas ngjarjes së rëndë, efektivë të komisariatit nr 4 proceduan në gjendje të lirë 32 vjeçarin Mete, për veprën penale ‘plagosje e rëndë nga pakujdesia’ pasi kur vajza ka rrezikuar të mbytet, ai nuk i ka dhënë ndihmën e duhur.