Pamje të reja: Goli i Vinicius është dashur të anulohej, kishte kontakt Karim Benzema (VIDEO)

Skuadra e Real Madridit arriti fitore të madhe mbrëmë në Paris në finalen e UEFA Champions League pasi mposhti minimalisht 1-0 ekipin e Liverpoolit.

Por, kjo fitore u përcoll me shumë polemika. Një video tregon se goli i Vinicius Junior është dashur të anulohej për shkak të pozitës jashtë-loje, shkruan LIGSport.

Në të vërtetë – duke e shikuar videon me vëmendje, pjesë e këtij aksioni ishte edhe Karim Benzema. Pra, para se topi të shkonte te Vini, e kishte prekur Benzema – që automatikisht e zë në ‘offside’ lojtarin brazilian.

Mbrëmë u dëmtua edhe Real Madridi, ku një gol i rregullt iu anulua për pozitë jashtë-loje. Por edhe aty gaboi VAR-i, pasi që topi ishte devijuar nga dy mbrojtësit e ‘The Reds’ pra se topi të shkonte te sulmuesi, Karim Benzema.