Giround arrin marrëveshje personale me Interin

Olivier Giroud ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Inter, për transferimin nga Chelsea.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Inter do të paguajnë tashmë 5 milionë euro për kartonin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Shifra mund të rritet deri në 6.5 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën do të fitojë 4 milionë euro për vit. Zyrtarizimi i transferimit pritet të bëhet në ditët e ardhshme.


Shtuar 25.01.2020 18:19