Ditëlindja u kthye në mort, flet babai i motrave që aksidenti i ndau nga njëra-tjetra

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Tiranë-Elbasan, ku dy vajza humbën jetën dhe dy të tjera janë në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të 4 vajzat që po udhëtonin me mjetin ‘Volksëagen’ me targa AA 409 VE ishin nisur drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Denisa Dibrës, 25 vjeç, një nga të plagosurat e aksidentit.

Por festa e saj u kthye në tragjedi, pasi mbrëmjen e djeshme teksa po ktheheshin janë përplasur nga mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, ku drejtuesi Behar Pema, 58-vjeçari, në gjendje të dehur ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë .

Nga aksidenti mbetën të vdekura Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Xhaneta Qallia, 18 vjeç, të cilat ishin pasagjere në pjesën e pasme të makinës, nga ku erdhi dhe goditja e fortë e makinës tip “Benz”. Lusinda Garunja dhe Nervida Garunja ishin motra mes tyre, por fati i ndau në moshë tepër të re.

“Gjendja e dy vajzave paraqitet stabël. Vajzat kanë qenë duke festuar ditelindjen e Lusinda Garunjes, 19 vjetorin e saj. Fatkeqësisht u kthye ne ditë morti. Isha në një lokal në Shkodër. U bëra merak se vajza nuk më kishtë marrë në telefon. Kërkoj dënim ndaj atij krimineli që aksidentoi vajzat. Falenderoj stafin e spitalit që kanë bërë çmos që vajza momentalisht ndodhet jashtë rrezikut. Kur fola me vajzën më tha se po kënaqemi dhe në orën 6 do vijmë për në Shkodër. U bëra merak që vajti ora 8 dhe ajo nuk më kishte telefonuar. E mora në telefon dhe m’u përgjigj nje djalë nga Elbasani. Atë e falenderoj që i dha ndihmën e shpejtë në kohë. Të 4 vajzat ishin si të miat, pasi Denisa është rritur me to.”-ka thënë babai i vajzave.


Shtuar 14.09.2020 16:03