21 raste të reja me COVID-19, sa ka shkuar numri në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 258 teste të realizuara, 21 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 12 raste në Kumanovë tre , Shtip një dhe në Tetovë pesë raste.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 17 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Në Shkup janë regjistruar 7 raste të rikuperimit, në Kumanovë, Prilep dhe Veles nga dy raste, kurse në Gostivar, Kriva Pallankë, Pehçevë dhe Berovë nga një rast shkruan alsat.

Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,528 testime, prej të cilëve 1.999 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.439 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 113 pacientë. Për momenti në të gjithë vendin aktivë janë gjithsej 447 raste.

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve, nga 13 testet e realizuara, asnjë nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Shtuar 25.05.2020 12:58