“300 mijë kub metra”, ministrja Balluku bën gafën LIVE nga Aeroporti i Kukësit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në kantierin e Aeroportit të Kukësit ku ka bërë disa vëzhgime.

Bashkë me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku, ata kanë lëvizur nëpër kantier teksa ministrja shpjegonte deri ku ka arritur puna.

Në një cast ajo dëgjohet të thotë se ecuria është e madhe, rreth 300 mijë kub metra dhe’ në vend se të thotë “300 mijë metra kub dhe”.

Ky detaj u ka rënë në sy edhe komentuesve.

Postimi i Plotë:

“Në kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku vazhdon me ritme të larta puna për ndërtimin e terminalit modern të pasagjerëve, zgjerimin e pistës, krijimin e zonës së butë me infrastrukturën kritike nëntokësore, dyfishimin e hapësirës së sheshpushimit të avionëve”. /albeu.com/


Shtuar 8.05.2020 13:52