Një hap më afër zbulimit të partnerit misterioz të Ilda Bejlerit, pse gazetarja e mban kaq sekret (FOTO LAJM)

Shtatëzënia e Ilda Bejlerit ishte një ndër lajmet më surprizuese të muajve të fundit. Gazetarja ka qenë tepër hermetike gjatë muajve të pritjes së ëmbël, saqë vetëm diët e fundit e “lëshoi dorën” me një ose dy foto me barkun e rrumbullakosur.

Por nuk mund të themi të njëjtën gjë tani që Siena ka ardhur në jetë. Mami Ilda ka publikuar foto me vogëlushen. Në fotot e fundit ajo shfaqet duke bërë një shëtitje me Sienën e me siguri këto janë shëtitjet më të bukura për Ildën.

“Siena K”, shkruan Ilda krah fotos me të bijën, babai i të cilës është sekret.

Por Ilda sapo na tregoi se mbiemri i partnerit të saj fillon me shkronjën “K”, prandaj është në rrugën e duhur për ta ndarë me ndjekësit partnerin e saj, njësoj si të bijën./albeu.com/