“Gjithçka që mund të mendoj për koronavirusin”, Enca habit me postimin (FOTO LAJM)

Personazheve të njohur të shoëbiz-it që kanë reaguar për situatën e koronavirusit duke dhënë këshilla apo mendime personale, i është bashkuar edhe Enca Haxhia.

Këngëtarja flet e revoltuar për gjendjen në të cilën njerëzit janë katandisur, duke u shprehur se e gjitha është e krijuar nga vetë njeriu.

Sipas Encës, humanizmi ka vdekur dhe ne vetë jemi fajtorë për këtë.

“Gjithçka që mund të mendoj për koronavirusin është: Si munden njerëzit t’ia bëjnë njerëzve këtë? Është një virus i krijuar nga njerëzit.

Humanizmi ka vdekur”- shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Për shkak të ndërgjegjësimit të dobët të popullit, qeveria shqiptare ka marrë masat e nevojshme ndërkohë që numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur 23.

Viktima e parë e vendit tonë nga Covid-19 u shënua ditën e djeshme në qytetin e Durrësit.


Shtuar 12.03.2020 15:13