Përlotet si asnjëherë në ekran, aktori Romir Zalla tregon pengun e madh: S’e kam kaluar ende dhimbjen (FOTO LAJM)

Romir Zalla, aktori i njohur i humorit është rrëfyernjë një intervistë me  në “Se luan topi”. Si rrallë herë, Romiri rrëfeu jetën mes skenës, siç e ke kemi parë të bëjë humor gjithmonë, por edhe jetën personale.

Ai rrëfeu sesi humori i buron nga shpirti, ndaj dhe është aq i dashur për publikun shqiptar.

“Humori më buron, nuk përpiqem. Ka raste që e ‘teproj’ me këtë harenë e madhe që më karakterizon. Jeta është e shkurtër dhe njeriu duhet ta jetojë ditën si të ishte fundit dhe të shohë optimizëm edhe atje ku është errësirë totale”.

Këtë vit, aktori ka humbur njeriun e shtrenjtë, babanë, dhe mes lotësh tregoi përjetimet.

“Unë nuk e kam kapërcyer akoma atë moment, Jam në momentin, periudhën që edhe e besoj edhe nuk e besoj. Jam tek ai momenti që ka çdo djalë për prindin. Nuk e kisha menduar as në ëndrrat e mia më të këqia momentin kur të ikin një prind, ky moment vjen dhe të gjen të papërgatiru. Unë vazhdoj të mos e pranoj. Unë rikthej momente nga jeta jonë qysh fëmi deri tani që flasim, dhe është pjesa kur njeriu ka një lloj brenge sepse nuk mund dot t’i plotësojë diçka ose t’i gjendet pranë në momente të caktuara”- tregoi Romir Zalla.

Në fund, ai dha edhe një këshillë tepër të vlefshme.

“Jeta është bërë shumë e vështirë. Unë e kam pas thënë shpesh kur im at ishte gjallë, sa herë ke kohë, bëji një telefonate prindërve. Mos them shko takoi… (përlotet).