Vajza e Alketa Vejsiut, “fenomeni” i ri i rrjeteve sociale (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu i mbajti fëmijët e saj dhe në përgjithësi jetën private larg vëmendjes së publikut.

Vajza e saj Nikol tashmë është rritur, dhe është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ka mbledhur me mijëra ndjekës.

Përpara një muaji ajo postoi si rrallëherë dy foto të saj, ku reagimet e ndjekësve ishin të shumta.

Por ndërsa të gjithë lavdëruan pamjen e saj, me sytë bojëqielli dhe flokët bjondë, Nikol ka vendosur të eksperimentojë ca dhe të bëjë një ndryshim “rrënjësor”.

Ajo është shfaqur me flokë të zeza, duke marrë komente të shumta.