Aksident në aksin Shkodër-Han i Hotit, autobusi përplaset me motorin, dy të plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Han i Hotit ditën e sotme.

Mësohet se një autobus është përplasur me një motor dhe si pasojë dy persona janë në gjendje të rëndë.

Ndër të tjera bëhet me dije se autobusi po kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, pasi kishin përfunduar një udhëtim turistik

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 8.07.2023 20:22