Ceremonia e “Topit të Artë”, Barcelona prezanton dy yjet e saj me këngë shqip (VIDEO)

Këtë vit ceremonia e “Topit të Artë” u mbajt në muajin tetor ndryshe nga vitet e tjera pasi tanimë çmimet jepen për një sezon të plotë  dhe jo për një vit kalendarik.

Trofeu më i rëndësishëm padyshim që është “Topi i Artë” për meshkuj, i cili u fitua nga francezi i Real Madridit, Karim Benzema, plotësisht i merituar.

Ndërkohë që për Barcelonën pjesëmarres ishin yjet Gavi, Pedri dhe sulmuesi Robert Lewandowski, me dy prej tyre që morën nga një çmim.

Pedri i “pasoi” Gavit trofeun e lojtarit të ri më të mirë “Kopa”, ndërsa sulmuesi polak siguroi trofeun e “Gerd Muller” si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Pas ceremonisë, klubi i Barcelonës prezantoi dy fituesit me një video në Tik Tok ku shkruante: “Sa shumë talent mes të dyve”.

Ajo që ra në sy për shqiptarët ishte pikërisht kënga me të cilën shoqërohej video, e cila është “Habibi (Albanian Remix)” e Dj Gimi-O, Ricky Rich dhe Dardan, një këngë shqiptare e cila është bërë virale./albeu.com

@fcbarcelona ✨ so much talent between the two #fcbarcelona #barça #barçaontiktok #football #gavi #lewandowski #ballondor #tiktokdeportes ♬ Habibi Albanian Remix – ⠀ ⠀ ⠀