245 shoferë dolën pa pyetur për “shtet”, iu hiqet patenta për 3 vjet

245 shoferë nuk i janë bindur urdhrit për të mos dalë në qarkullim vetëm gjatë 24 orëve të fundit dhe për këtë arsye atyre i ëhstë marrë patenta për tre vjet.

Në disa qytete, jo vetëm që kanë dalë pa autorizim, por shoferët janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Në Cërrik një 40- vjeçar u kap duket drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe mbi të gjitha ka kundështruar me forcë policinë Për pasojë ai është arrestuar, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale ”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, një 29 vjeç me inicialet A. A në Fier, po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Në Dibër, është ndaluar një 23-vjeçar u kap duke drejtuar furgonin pa dokumentacion dhe pa patentë. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2020 12:01