Një tjetër parti në Shqipëri? Murrizi e “pranon” dhe i vendos emrin epik

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh ka akuzuar opozitën ose qarqe të saj për krijimin e një partie të re.

Deputeti Myslim Murrizi nuk e ka “fshehur” aspak planin për të krijuar një parti të re politike.

Ai tha në një intervistë për Top Channel se ajo që po kërkojnë tani, ka të bëjë me vendosjen e rregullave të lojës, dhe më pas hapat konkretë.

Ironikisht tha se partia do të quhet “kundër hajdutëve 30-vjeçarë”.

Myslim Murrizi doli deputet në vitin 2017, në listat e Partisë Demokratike, dhe refuzoi djegien e mandatit kur PD vendosi për diçka të tillë. /albeu.com/


Shtuar 10.06.2020 15:04